Sport

VIDEO: Lewandowski dërgon Bayernin në finalen e Kupës, në Berlin e pret talenti Havertz

10 Qershor 2020, 20:48 Nga DOSJA
VIDEO: Lewandowski dërgon Bayernin në finalen e Kupës, në

Monotonia nuk i pëlqen askujt, por edhe këtë sezon duhet ta durojmë në Gjermani. Bayern dominon kudo, si për shembull sonte në Kupën e Gjermanisë.

Bavarezët fituan 2-1 ndaj Eintracht Frankfurtit, duke u kualifikuar në finale, aty ku e pret Bayer Leverkusen me talentin gjerman Kai Havertz.

Goli i shënuar nga Perisic në minutën e 14-të të takimit na bëri të mendonim se Bayern do e kishte të lehtë, por nuk ndodhi fiks kështu. Në pjesën e dytë, Frankfurti barazoi (69′, Da Costa) dhe u desh një gol nga polaku Robert Lewandowski (74′) për të rikthyer avantazhin.

Goli i sulmuesit të Bayern-it fillimisht është anuluar nga anësori për pozicion jashtë loje, por më pas është konfirmuar nga teknologjia. Me këtë fitore, Bayern është një ndeshje larg trofeut të Kupës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern frankfurt kupa bayern frankfurt kupa

Sondazh

Poll