Sport

FOTO/ Manchester City përfundon seancën dëgjimore! Ja çfarë vendosi CAS-i për klubin anglez

10 Qershor 2020, 18:10 Nga DOSJA
FOTO/ Manchester City përfundon seancën dëgjimore! Ja

ANGLI-Manchester City vazhdon të trokasë në dyert e gjykatave, për të rifituar të drejtën e konkurimit në Kupat Europiane. Dhoma Gjykuese e dënoi klubin anglez me 2 vjet mos prezencë në Europë si dhe 30 milionë euro gjobë financiare, për shkelje serioze të rregullave të licencimit të klubit në UEFA dhe të “Fair Play-it Financiar”, duke tejkaluar të ardhurat e sponsorizimit në llogaritë e tij dhe në informacionet e paraqitura në UEFA mes viteve 2012 dhe 2016.

CAS raporton se dotën e sotme në orën 14:15 ka përfunduar seanca dëgjimore e nisur në datë 8 qershor dhe në panelin i arbitrazhit përbëhej nga Rui Santos (Portugali), Ulrih Has (Gjermani), dhe Andrju MekDugal (Francë).

CAS ka përcaktuar ditën e sotme periudhën se kur do të japë vendimin dhe bëhet fjalë që Siti të mësojë fatin e tij në muajin korrik, pra përpara fillimit të veprimtarive të ardhshme të Kupave të Europës. Në njoftimin e saj, Gjykata e Lozanës bën të ditur se data e saktë dhënies së verdiktit do të jepet në ditët në vijim.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cas klubi anglez manchester city cas klubi anglez manchester city

Sondazh

Poll