Aktualitet

11 mjekë dhe infermierë të QSUT-së dhe Senatoriumit të infektuar, bluzat e bardha i blejnë vetë maskat

11 Qershor 2020, 08:25 Nga DOSJA
11 mjekë dhe infermierë të QSUT-së dhe Senatoriumit të

Tiranë- 23 personel shëndetësor kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 11 prej tyre janë punonjës shëndetësor në QSUT dhe tek Senatoriumi. Të njëjtat burime bëjnë me dije se mjekët e spitali Infektiv i blejnë vetë maskat, pasi ato që ju ofrohen nga spitali nuk janë efikase.

Dosja.al raportoi më herët se gjatë orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar 1 person në Elbsan, 1 person në Vlorë dhe 6 persona në Krujë. Ndërkohë në Tiranë janë 9 vatra aktive.

Ndërkohë, ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus 42 persona.Mes të infektuarve 5 janë personel shëndetësor. Së fundmi janë shtruar edhe 9 persona të tjerë tek Infektivi, duke e çuar në 46 numri e të shtruarve.  Numri i të shëruarve ka shkuar në 980. Dje humbi jetën edhe një 81-vjeçare tek infektivi, e cila ishte asimptomatike.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll