Aktualitet

Policia aksion antidrogë në Dibër, kontrolle me drone në zonat malore, arrestohet 31-vjeçari, kishte mbjellë kanabis në o

11 Qershor 2020, 07:41 Nga DOSJA
Policia aksion antidrogë në Dibër, kontrolle me drone në

Dibër- Policia është duke zhvilluar një aksion anti-drogë në qarkun e Dibrën, ku po kryen kontrolle me drone në zonat malore. Uniformat blu bëjnë medije se është arrestuar një 31-vjeçar me iniciale S.T, pasi në oborrin e banesës së tij në Bulqizë kishte mbjellë kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër.  Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore. Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 50 punonjës policie dhe dy dronë. Nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Shërbimet policore përveç kontrolleve në zonat e thella malore dhe në fshatra, kanë ushtruar kontrolle edhe me këmbë në lagjet e qyteteve të qarkut Dibër, ku si rezultat në lagjen “Gjeologu”, në Bulqizë, konstatua një rast i kultivimit të kanabisit, dhe u arrestua nga Policia shtetasi S. T., 31 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë. Kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë, duke kontrolluar dhe në zonat më të thella, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

Gjatë javëve të fundit Policia po zhvillon aksione anti-drogë në qarqe të ndryshme të vendit. Më 20 Maj u zhvillua një operacion në Kukës, ku u arrestuan 19 persona. Ndërkohë pak ditë më parë u zhvillua edhe një aksion anti-kanabis në Gjirokastër.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion anti-drogë në dibër arrestohet 31-vjeçari në dibër aksion anti-drogë në dibër arrestohet 31-vjeçari në dibër

Sondazh

Poll