Aktualitet

U arrestua si pjesë e grupit të Avdylajve, Gjykata e Durrësit nxjerr nga burgu Saimir Gjepalin

11 Qershor 2020, 08:18 Nga DOSJA
U arrestua si pjesë e grupit të Avdylajve, Gjykata e Durrësit

DURRËS – Gjykata e Durrësit ka liruar shtetasin Saimir Gjepali, i arrestuar si anëtar i grupit të Avdylajve, gjatë operacionit Vol-vo 4, të zhvilluar dy vite më parë. Ka qenë gjyqtari Vladimir Skënderi ai që ka dhënë vendimin për lirimin e Gjepalit, duke ndryshuar masën e sigurisë në”Detyrim paraqitje”. Ky i fundit së bashku me Hekuran Hoxhën dhe Admir Hoxhën, akuzohen për ngritjen e laboratorit të heroinë në Has.

Policia e Durrësit gjatë një kontrolli në banesën e Saimir Gjepalit më 16 qersor 2018, gjeti dhe sekuestroi 149 gr kokainë, një peshore elektronike dy automatikë, armë gjahu, municione, pistoletë sportive dhe një automjet të blinduar. Në bisedat e përgjuara të Gjepalit me familjarët, dëgjohej teksa ky i fundi u thoshte, që të mos e hapnin derën e dhomës ku ndodheshin armët dhe as derën e barakes, ku kishte dy kallashnikovë.

Grupi ku bën pjesë, Saimir Gjepali, u përplas me gardianët e burgut më 21 maj në mesnatë. Shkak u bë gjetja e një celulari në qelinë ku ndodheshin, Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, dhe Saimir Gjepali. Ata kërcënuar grupin e policëve, ku njëri prej tyre u tha:  “Për 10 ditë unë jam jashtë! Mbaje mend fytyrën time! Do të takohemi“.

Pas sherrit, kreu i Burgjeve, Agim Ismaili vendosi që t’i izolonte për tre muaj në qeli, por Gjykata e Tiranës anuloi vendimin e tij.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anetari i grupit te avdylajve lirohet saimir gjepali saimir gjepali anetari i grupit te avdylajve lirohet saimir gjepali saimir gjepali

Sondazh

Poll