Bota

Protesta kundër vrasjes së George Floyd/ Vdes 22 vjeçarja pas ekspozimit ndaj gazit lotësjellës dhe sprajit djegës në pro

10 Qershor 2020, 19:54 Nga DOSJA
Protesta kundër vrasjes së George Floyd/ Vdes 22 vjeçarja pas

SHBA- Një aktiviste në Ohio të SHBA ka ndërruar jetë ditën e djeshme , dy ditë pasi pasi u ekspozua nga gazi lotsjellës dhe spraj-it djegës i përdorur gjerësisht nga policia në protestat e George Floyd. Policia po merret me hetimin e ngjarjes sakaqë sipas autopisë ka rezultuar , 22 vjeçarja Sarah Grossman ka pësuar atak kardiak.

Mediat e huaja kanë raportuar se familjarët e kanë gjetur pa ndjenja në shtëpi ndërsa ka qenë babai i saj që ka treguar se bija ishte ekspozuar ndaj gazit lotsjellës dhe spërkatjeve djegëse të policisë në kuadër të kontrollimit të turmave.

I vetmi precendent shëndetësor që Grossman shqetësohej ishte alergjia ndaj kikirikave. Motra e Grossman tha në një koment se mund të kishte vdekur nga çështje respiratore.
Në nekrologjinë e saj familja i bënte homazh bijës së tyre të sapodiplomuar që ishte një aktiviste pasionante e të drejtave sociale e mjedisore.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sarah grossman shba sarah grossman shba

Sondazh

Poll