Bota

BE merr vendimin: Kufijtë e jashtëm rihapen më 1 korrik

10 Qershor 2020, 18:31 Nga DOSJA
BE merr vendimin: Kufijtë e jashtëm rihapen më 1 korrik

BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Barrell, ditëne sotme ka deklaruar se kufijtë e jashtëm ë vendeve pas pandemisë së koronavirusit do të hapen në fillim të muajit korrik.

“Disa shtete anëtare të BE po rihapin kufijtë e brendshëmdhe korniza pritet të përfundojë në qershor Rihapja e kufijve të jashtëm do të bëhet në një datë të mëvonshme, me një tërheqje graduale dhe të pjesshme të kufijve të jashtëm, duke filluar nga fillimi i korrikut.” Është shprehur ai.

Ndërkohë, Gjermania do të heqë kontrollet kufitare ndaj qytetarëve të BE-së nga 16 qershori. Kjo u njoftua nga Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimin e situatës në vendet fqinje,” shpjegoi ministri, i cili do të jap urdhër që të hiqen  gradualisht kontrollet deri më 15 qershor.

Më tej ai ka shtuar se ata që  futen në Gjermani nga vendet e BE-së dhe Zvicra nuk do të duhet më t’i nënshtrohen karantinës.

Sipas mediave të huaja është vendosur që për Spanjën, kontrollet e trafikut ajror do të vazhdojnë deri më 21 qershor, për shkak të “reciprocitetit”.

Burimi:france24.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota josep barrell josep barrell

Sondazh

Poll