Bota

E pabesueshme! Studentja greke feston ribashkimin me miqtë, infektohen personat që ishin në festë  

10 Qershor 2020, 18:14 Nga DOSJA
E pabesueshme! Studentja greke feston ribashkimin me miqtë, infektohen

GREQI– Disa persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus pasi morën pjesë në një festë në Selanik. Mediat e huaja kanë raportuar se festa u organizua në një vilë luksoze nga një studente nga Selaniku që studionte në Londër, e cila po festonte kthimin e saj dhe ribashkimin me miqtë pas pandemisë së koronavirusit.

Studentja, emri i së cilët nuk është identifikuar, kishte hyrë brenda në Greqi me makinë duke kaluar nga Bullgaria ku dhe ka  qenë e detyruar të qëndronte në karantinë pas mbërritjes. Ndërkohë autoritetet kanëdeklaruar se po bëjnë përpjekje që  të kontaktojnë me të gjithë ata që janë future brenda vendit pas periudhës së lehtësimit të masave.

Ndërkohë Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i shqetësuar nga rritja e infeksioneve në vend ditën e djeshme mblodhi në takim disa ministra të tij për të diskutuar se si autoritetet mund të zbatojnë rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë në mënyrë më efektive.

Burimi:capital.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll