Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve në Elbasan, preket nga virusi një 73-vjeçare

11 Qershor 2020, 05:17 Nga DOSJA
Rritet numri i të infektuarve në Elbasan, preket nga virusi një

Elbasan– Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në qarkun e Elbasanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 10 qytetarë, por vetëm një prej tyre ka rezultuar i infektuar. Të njëjtat burime bëjnë me dije se është infektuar një 73-vjeçare, e cila banon në lagjen “Aqif Pasha”.

 

Ndërkohë, ditët e fundit në vend është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar  me koronavirus 42 persona.   Së fundmi janë shtruar edhe 9 persona të tjerë tek Infektivi, duke e çuar në 46 numrin e pacientëve. Sakaq numri i të shëruarve ka shkuar në 980. Po kështu ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve që respektojnë masat. Sipas saj për shkak të neglizhencës së masave jemi në këtë situatë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll