Aktualitet

Pronari me zërin që i dridhet, debaton me punonjësit e IKMT: Është mundi i 20 viteve, buka e fëmijeve është këtu, po na

10 Qershor 2020, 21:08 Nga DOSJA
Pronari me zërin që i dridhet, debaton me punonjësit e IKMT:

TIRANË- Inspektoriati Kombëtar i Territorit së bashku me Forcat e Ndërhyrjes se Shpejtë dhe policinë e Shkodrës kanë shembur sot disa ndërtesa në plazhin e Velipojës. Para nisjes së punës së fadromave, pronarët e bizneseve kanë debatuar me punonjësit e IKMT dhe policisë dhe një prej tyre tha se po i merrnin në qafë.

Sipas pronareve, ky është një aksion i paligjshëm pasi asnjë prej tyre nuk është njoftuar se ndërtimet e tyre janë të parregullta e madje ata janë në procese gjyqësore.

Pronari i një prej objekteve tashmë të shembura mes lotësh, ai u shpreh se lokalin prej druri e ka ndërtuar me drurët që i ka nxjerr deti në breg, e jo me para droge e hashashi.

Mëngjesin e sotëm Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun. Policia bën me dije se sot do të ndëshkohen me gjobë edhe subjektet që janë në shkelje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt aksion në radhimë perplasje ne velipoje ikmt aksion në radhimë perplasje ne velipoje

Sondazh

Poll