Bota

Lagu ministrin grek në mes të restorantit me ujë / 44-vjeçarja e pëson keq, prokuroria e dërgon në spitalin psikiatrik

10 Qershor 2020, 17:22 Nga DOSJA
Lagu ministrin grek në mes të restorantit me ujë /

GREQI– 44-vjeçarja Ioanna Kouskousi, që sulmoi ditën e djeshme zv.ministrin grek të Mbrojtjes Civile Nicholas Hardalias, u dërgua në Spitalin Psikiatrik të Selanikut pasditen e kësaj të mërkure, me urdhër të prokurorit. Mediat greke kanë raportuar janë ngritur akuza penale për fyerje dhe kërcënim.

Incidenti ndodhi në një restorant në qendër të Selanikut ku zëvendësministri po drekonte ndërsa gruaja i është afruar me qëllim që të bënnte foto po më pas i ka hedhur gotën e ujit mbi fytyrë.

Policia e prangosi dhe ajo e kaloi natën në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Selanikut.

Mirëpo kjo nuk është veprimi i vetëm që ka bërë Ioanna Kouskousi pasi ajo u shpërtheu në ulërima ndaj një polici që nuk e kishte lejuar të bënte shëtitje në plazhin “e mbyllur” të Selanikut, dhe që nga ai moment ai u bë një person i njohur për publikun.

Burimi:iefimerida.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ioanna kouskousi nicholas hardalias ioanna kouskousi nicholas hardalias

Sondazh

Poll