Sport

Arrihet marrëveshja! Joshua dhe Fury do përballen në dy ndeshjet më epike të historisë

10 Qershor 2020, 16:50 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja! Joshua dhe Fury do përballen në dy ndeshjet

Lajm fantastik nga Anglia! Anthony Joshua ka arritur një marrëveshje me Tyson Fury për të zhvilluar dy ndeshje. Ky informacion vjen nga promotori Eddie Hearn.

Kampionët britanikë do të përballen për titullin e kampionit të botës të peshave të rënda dhe mund ta quajmë një “klasike ishullore”. “Ka vetëm disa pengesa të vogla për të kaluar. Po punojmë për të përcaktuar vendin dhe datat”, është shprehur Hearn për mediat angleze.

“Ne kemi ndeshjen e detyrueshme me Dillian Whyte, që do të zhvillohet përpara. Do të jetë ndeshja më e madhe në historinë e boksit britanik. Dy boksierë shumë të ndryshëm, me eksperienca dhe stile të ndryshme”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fury joshua sfida fury joshua sfida

Sondazh

Poll