Politike

Monika Kryemadhi takim me gjimnazistët: Largimi i të rinjve, një plagë e madhe

1 Prill 2019, 17:48 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi takim me gjimnazistët: Largimi i të rinjve, një

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me një grup gjimnazistësh në shkollat “Qemal Stafa” dhe “Sinan Tafaj”. Në një status në facebook, Kryemadhi e ka pasqyruar këtë takim, duke theksuar se largimi i tyre është plaga më e madhe që politika i ka shkaktuar Shqipërisë.

Sot u takova me një grup gjimnazistësh nga shkollat ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Sinan Tafaj’. E jashtëzakonshme energjia e tyre pozitive dhe dëshira për ta parë Shqipërinë si shtëpinë tonë të përbashkët. 
Dështimi më i madh i kësaj qeverie është lënia e rinisë pas dore. Largimi i tyre nga vendi, vrasja e shpresës dhe ëndrrave të tyre është plaga më e madhe që politika e mbrapshtë i ka shkaktuar Shqipërisë. 

Rinia është themeli i programit të LSI. Ne nuk do t’i zhgënjejmë të rinjtë. 
LSI do të dyfishojë buxhetin për arsimin. 
Një rini e mirëarsimuar dhe punësimi i saj është garancia e vetme për një Shqipëri që nuk plaket!
Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpi për rininë tone,”- shkruan Kryemadhi në postimin që ka publikuar edhe dy foto me gjimnazistët.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryemadhi takim me gjimnazistet monika kryemadhi qemal stafa sinan tafaj kryemadhi takim me gjimnazistet monika kryemadhi qemal stafa sinan tafaj

Sondazh

Poll