Politike

Vrasjet në Shkodër/ Voltana Ademi: Të garantojmë siguri për qytetarët, jo më larje hesapesh

1 Prill 2019, 15:12 Nga DOSJA
Vrasjet në Shkodër/ Voltana Ademi: Të garantojmë siguri

TIRANË- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për rritjen e kriminalitetit dhe vrasjet e ndodhura së fundmi në qytetin verior.

Në një intervistë për “Fax News”, Ademi u shpreh se situata e sigurisë në këtë është alarmante dhe duhet të na shqetësojë të gjithëve. Ndër të tjera, kryebashkiakja e Shkodrës tha se nuk mund ti lëmë gjërat të shkojnë në larje hesapesh, pasi kjo është e pafalshme, ne duhet të garantojmë më shumë siguri për qytetarët, përmes një pune të specializuar.

Drejtuesit e Policisë së Shkodrës janë përpjekur ta bëjnë punën e tyre si duhet, por nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë vetëm tre veta përfshirë presionet që mund të kenë patur. Nuk ndryshon situata me ndryshimin e një drejtori. Ajo që nuk shoh të bëhet është organizimi për të siguruar infrastrukture, organizimi dhe bashkëpunimi. Nëse është edhe mungesë vullneti atëherë gjithçka është e kotë. Nuk mund ti lëmë gjërat që të shkojnë në larje hesapesh, kjo është e pafalshme dhe ne duhet të sigurojmë siguri për qytetarët përmes një pune të specializuar.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi

Ditën e sotme ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar prefektin e ri të qytetit, Valdrin Pjetrin, i cili do të jetë edhe kandidati i PS-së për zgjedhjet lokale.  Gjatë takimi, ministri Lleshaj ka bashkëbiseduar me kryebashkiaken e qytetit Voltana Ademi lidhur me situatën e krimeve në Shkodër, ku vetëm disa ditë më parë u ekzektuan dy persona. (Lexo këtu)Kryebashkiakja Ademi pati edhe një përplasje me me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, pikërisht për sigurinë e qytetarëve.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike voltana ademi vrasjet ne shkoder voltana ademi vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll