Politike

“Stop kasetave”, Basha mban premtimin që iu bëri gazetarëve (FOTO)

1 Prill 2019, 15:24 Nga DOSJA
“Stop kasetave”, Basha mban premtimin që iu bëri

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Malësia e Madhe ka nisur erën e ndryshimit në raportin e tij me mediat. Premtimin që e bëri të premten para gazetarëve, Basha duket se e ka mbajtur pasi ka lejuar mediat që të jenë në takimet e tij.

Pas kërkesës së gazetarëve Enton Abilekaj dhe Armand Shkullaku, për të hequr kasesat e gatshme dhe të lejojë mediat në takime, duket se kjo kërkesë është adresuar si duhet.

Sot në takimin e tij me qytetarët në Malësinë e Madhe përveç mikrofonit pa logo, janë parë dhe mikrofona të tjerë me logo të televizioneve.

“Unë e di që aktivitete e mia janë live në Facebook pa prerje, unë nuk pres daljet e mia publike. Do jenë aty reporterët”, u shpreh Basha duke premtuar se do të ndryshonte raportin me mediat.

Lulzim Basha zhvilloi një takim me mediat dhe gazetarët, ku folën për problemet e ndryshme në media dhe një prej “gabimeve” të politikës ishin dhe kasetat e gatshme.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne malesine e madhe premtimi i bashes per gazetaret raporti basha-media stop kasetave basha ne malesine e madhe premtimi i bashes per gazetaret raporti basha-media stop kasetave

Sondazh

Poll