Politike

“U nderova nga Mbretëresha, e padrejtë të çnderohem nga ministri i komanduar”, konsulli i Danimarkës letër Cakajt

1 Prill 2019, 16:40 Nga DOSJA
“U nderova nga Mbretëresha, e padrejtë të çnderohem

TIRANË- Dosja.al, ka siguruar letrën e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Danimarkë, Përparim Kalo, dërguar ministrit Cakaj, pas futjes së emrit të tij në listën  konsujve që u hiqen targat diplomatike. 

Përparim Kalo, Konsull Nderi në Danimarkë, emri i të cilit ishte i 8-ti në listën e publikuar nga Ministria e Jashtme, i ka nisur një e-mail “Protokollit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, në të cilin thotë se “deklarimi se konsujt e nderit paskanë bërë ‘shkelje të habitshme duke u pajisur me targa CD’ është një fakt deklarim i habitshëm, pasi në asnjë vend të botës shteti nuk mund të konsiderojë shkelje, aq më tepër të habitshme, një veprim apo veprimtari të autorizuar prej vetë shtetit ose organit të tij përfaqësues”.

Kalo shprehet në letrën e siguruar nga Dosja.al, se konfirmon se nuk do ta përdorë targën diplomatike, por i kërkon ministrit të deklarojë publikisht se Përparim Kalo nuk ka bërë shkelje të habitshme. Sipas tij ky sado pak do të ishte kompensim për dëmin e shkaktuar.

“Jam i Nderuar nga Mbretëresha Margreth II e Danimarkës dhe është e padrejtë të Çnderohem nga ministër i komanduar i shtetit tim”, shprehet Kalo në e-mailin drejtuar Protokollit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ministri i Jashtëm me kompetenca të delaguara Gent Cakaj, u shpreh sot se do t’u hiqte targat diplomatike të paktën 38 “Konsujve të Nderit të Shqipërisë”, pasi sipas tij janë privilegje të pajustifikuara. (Lexo këtu)

Më pas u shpall edhe lista me 41 ‘Konsujt e Nderit’ që iu hiqen targat diplomatike nga makinat e tyre.

Më herët në një prononcim për Dosja.al, reagoi edhe konsulli Zenel Hoxha, i cili tha se targat i ka kërkuar vendi që e ka bërë konsull nderi, jo ai, në këtë rast Afrika e Jugut. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike incidenti diplomatik letër ministrisë së jashtme përparim kalo incidenti diplomatik letër ministrisë së jashtme përparim kalo

Sondazh

Poll