Politike

“U nderova nga Mretëresha, e padrejtë të çnderohem nga ministri i komanduar”, konsulli i Danimarkës letër Cakajt

1 Prill 2019, 16:40 Nga DOSJA
“U nderova nga Mretëresha, e padrejtë të çnderohem

TIRANË- Ministri i Jashtëm me kompetenca të delaguara Gent Cakaj, u shpreh sot se do t’u hiqte targat diplomatike të paktën 38 “Konsujve të Nderit të Shqipërisë”, pasi sipas tij janë privilegje të pajustifikuara.

Më pas u shpall edhe lista me 41 ‘Konsujt e Nderit’ që iu hiqen targat diplomatike nga makinat e tyre.

Pas kësaj ka reaguar edhe Përparim Kalo, Konsull Nderi në Danimarkë, emri i të cilit ishte i 8-ti në listën e publikuar.

Dosja.al ka siguruar një e-mail nisur “Protokollit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, në të cilin thotë se “deklarimi se konsujt e nderit paskanë bërë ‘shkelje të habitshme duke u pajisur me targa CD’ është një fakt deklarim i habitshëm, pasi në asnjë vend të botës shteti nuk mund të konsiderojë shkelje, aq më tepër të habitshme, një veprim apo veprimtari të autorizuar prej vetë shtetit ose organit të tij përfaqësues”.

Kalo shprehet se konfirmon se nuk do ta përdorë targën diplomatike, por i kërkon ministrit të deklarojë publikisht se Përparim Kalo nuk ka bërë shkelje të habitshme. Sipas tij ky sado pak do të ishte kompensim për dëmin e shkaktuar.

“Jam i Nderuar nga Mbretëresha Margreth II e Danimarkës dhe është e padrejtë të Çnderohem nga ministër i komanduar i shtetit tim”, shprehet Kalo në e-mailin drejtuar Protokollit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike incidenti diplomatik letër ministrisë së jashtme përparim kalo incidenti diplomatik letër ministrisë së jashtme përparim kalo

Sondazh

Poll