Politike

Basha takim me qytetarët në Shkodër: Rinia po sfidon dorën e zezë të krimit

1 Prill 2019, 17:05 Nga DOSJA
Basha takim me qytetarët në Shkodër: Rinia po sfidon dorën e

SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike në turin e tij në veri të Shqipërisë, ka zhvilluar një takim në qytetin e Shkodrës, që ditët e fundit është trondiur nga krimi.  Në qendër të Shkodrës, Basha është takuar me të rinj, të cilëve u ka bërë dhe një falenderim publik duke thënë se ata i kanë bërë sfidë dorës së zezë të krimit.

Që në fillim të fjalës së tij Basha tha se “dora e zezë e krimit që është bërë njësh tash 6 vjet me dorën e një qeverie kriminale, që është në themel të kapjes së shtetit, siç e ilustron dhe Departamenti i Shtetit në raportin që sapo publikoi javën e kaluar”.

Faleminderit për këtë takim të jashtëzakonshëm në një ditë të vështirë për Shkodrën, e cila prapë në një kohë të shkurtër është tronditur nga pasiguria, është tronditur nga krimi. Megjithatë, jam i sigurtë se këto çështje do të kemi mundësi t’i diskutojmë gjatë bashkëbisedimit të sotëm. Dua ta nis me një falenderim për sfidimin që rinia shkodrane dhe qytetaria shkodrane i bëjnë dorës së zezë të krimit. Dora e zezë e krimit që është bërë njësh tash 6 vjet me dorën e një qeverie kriminale, që është në themel të kapjes së shtetit, siç e ilustron dhe Departamenti i Shtetit në raportin që sapo publikoi javën e kaluar. Është në themel të kapjes së çdo pushteti, në themel të kapjes së institucioneve, në themel të kapjes së ekonomisë, në themel të kapjes së universiteteve, dhe për të cilën jemi bashkuar si asnjëherë tjetër në 28 vite. Qytetarët e lirë shqiptarë, me shkodranët në ballë, dhe opozita politike, e cila duke djegur mandatet, refuzoi të jetë pjesë e këtij parlamenti të krimit, dhe ka vendosur t’ia kthejë edhe njëherë vendimmarrjen qytetarëve, përmes votës së lirë dhe të ndershme. Kjo është domethënia e betejës që kemi nisur, ndërsa destinacioni dihet, është destinacioni i vlerave evropiane, i vlerave të një shoqërie të lirë, ku gjithësecili të bëjë para përmes meritës, përmes aftësisë, përmes talentit, e në veçanti rinia ta ketë të sigurtë jetën, shkollimin dhe punësimin.

Qyteti i Shkodrës është tronditur vitin e fundit nga vrasjet e njëpasnjëshme, duke shënuar 10 të ekzekutuar në vetëm 8 muaj. Vetëm në mars janë ekzekutuar 3 perosna, vëllerëzit Bilali dhe biznesmeni Ferdinand Polia.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike krimi në shkodër lulzim basha rinia shkodrane vrasjet ne shkoder krimi në shkodër lulzim basha rinia shkodrane vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll