Politike

SHERR live në PS, Pjerin Ndreu përplaset me ministrin e Brendshëm: Na njoftoni kur të shembni me IKMT-në, s’jemi policë

10 Qershor 2020, 08:56 Nga DOSJA
SHERR live në PS, Pjerin Ndreu përplaset me ministrin e

DURRËS– Mbledhja e Task Forcës për Turizmin në Durrës është shoqëruar me debate mes socialistëve. Ka qenë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ai që është përplasur ashpër me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për aksionin e shembjes së objekteve pa leje nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.  Në fjalën e tij, Ndreu i tha Lleshajt se prishja duhet të bëhet me një njoftim paraprak, pasi rrënojat e lëna pas nga IKMT ndikojnë në turimin e zonës. Ndreu ka shtuar se shqetësimin e tij ia ka parashtruar edhe kryeministrit Edi Rama. 

Fjalës së Ndreut, i është përgjigjur vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ka marrë së fundmi edhe kompetenca për mjedisin. Lleshaj, i “nxehur” nga kërkesa e Ndreut tha se nuk mund ta thoshte para kamerave gjithë çfarë ai donte të thoshte lidhur me rastin, duke theksuar se IKMT-ja do të vijonte aksionin e saj dhe pa u marrë ‘mendje’ kryebashkiakëve. 

Në debatin e ndezur ka ndërhyrë edhe ministri për Mjedisin dhe Turizmin, Blendi Klosi, i cili u kërkoi mediave që të largohen në mënyrë që të vijonte debati në mbledhje.

DEBATI I PLOTË:

Pjerin Ndreu: IKMT të vijë me një njoftim paraprak. Nëse më vjen ti mua papritur dhe më shemb disa objekte, ti ma shemb turizmin. Nëse bëhet kjo unë si bashki nuk marr pjesë. Ia kam thënë kryeministrit dhe po e them edhe këtu: nëse ju mendoni se jemi policë të rreshti harrojeni. Kryetari i bashkisë boll është sulmuar, ka ardhur koha që ligji për qeverisjen vendore të shikohet me kujdes. Se boll, boll është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit lokal. Sa ne të injorohemi në këtë mënyrë… Bëj thirrje publikisht të ulemi të diskutojmë e të biem dakord me pushtetin lokal. 30 vjet pa leje ndërsa tani në kohën e sezonit turistik mobilizojmë armë. 

Sandër Lleshaj: Do të thoja ca gjëra por po i kërsej ato që do të thoja këtu. IKMT është një strukturë ligjore e respektuar, e cila ka mbajtur gjatë këtyre viteve një barrë të madhe në një vend të pushtuar nga paligjshmëria. IKMT e ka kryer këtë detyrë me shumë sukses. Protokollet e IKMT janë të përcaktuara në ligj  dhe zbatohen në mënyrë rigoroze. Sipas rregullave nuk  negociohet me kryetarin e bashkisë për të vendosur ligjin në një vend ,ku është shkelur. IKMT do ta vazhdojë këtë punë bazuar në ligj, në raport me shkelësit IKMT do të veprojë drejtpërdrejt dhe nuk marrin autorizim as nga ministri dhe as nga kryetari i bashkisë dhe askush  tjetër… Nëse konstatoni shkelje të ligjit jeni të detyruar të ndërhyni si kryetarë bashkie. Duhet të rivendosni ligjin nëse dikush  e ka shkelur atë.

Blendi Klosi: Të largohen mediet. Do ta vazhdojmë mbledhjen pa praninë e mediave këtu…

Ditën e sotme, në prag sezonit turistik, është mbledhur në Durrës Task Forca për Turizmin. Mbledhja është shoqëruar me sherr mes kryebashkiakëve dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ndërsa ministri Blendi Klosi ka bërë thirrje për higjienë, për të shmangur infektimet nga koronavirusi.

(g.sh.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mblidhet task forca per turizmin pjerin ndreu pjerin ndreu perplaset me sander lleshaj sander lleshaj mblidhet task forca per turizmin pjerin ndreu pjerin ndreu perplaset me sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll