Politike

“Mashtrimi me paketën e tretë ekonomike”, Shehaj akuzon Ramën: Paratë e buxhetit shkuan për tendera sekretë dhe jo pë

10 Qershor 2020, 08:31 Nga DOSJA
“Mashtrimi me paketën e tretë ekonomike”, Shehaj akuzon

TIRANË –Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka mashtruar shqiptarët, përsa i përket paketës së tretë ekonomike.Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shkruan, se edhe pse po falimentojnë, Rama nuk ka ndërmend t’u vijë në ndihmë bizneseve, ndërsa nga ana tjetër oligarkët ndërtojnë kulla.

Sipas ish-deputetit, papunësia sot po rritet, po ashtu edhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar bukën e gojës. Shehaj vijon më tej duke thënë se gjatë pandemisë, Rama i çoi paratë e buxhetit për tendera sekretë dhe jo për të ndihmuar qytetarët.

Postimi i plotë

PD publikon videon me mashtrimin e Ramës për paketën e tretë të ndihmës: Agron Shehaj: Ramavirusi ka braktisur shqiptarët. Bizneset po falimentojnë, oligarkët ndërtojnë kulla. Tani që kriza ekonomike po thellohet, Edi Rama jo vetëm nuk ka ndërmend t’u vijë në ndihmë as bizneseve e as qytetarëve, por gënjen se nuk ka premtuar një paketë të tretë, me të cilën gjoja do të ndihmonte familjet në nevojë dhe turizmin. RAMAVIRUSI i braktisi shqiptarët në ditët e tyre më të vështira. Sot bizneset po falimentojnë, papunësia po rritet dhe, po ashtu, edhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm për fëmijët e tyre. RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë dhe po e zhyt vëndin në një krizë të rrezikshme ekonomike, pasi paratë e buxhetit, edhe gjatë pandemisë, shkuan për tendera sekrete dhe jo për njerëzit në nevojë. Bizneset shqiptare janë duke u shkatërruar, ndërsa bizneset e Ramës janë duke lulëzuar! Bizneset shqiptare po shkatërrohen çdo ditë, ndërsa oligarkët e Ramës janë duke ndërtuar kulla çdo ditë! Ky realitet i dhimbshëm duhet të ndryshojë sa më parë!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron shehaj tenderat sekretë agron shehaj tenderat sekretë

Sondazh

Poll