Politike

Integrimi europian, Bushati: Jemi larg objektivit, politika ditore është bërë pengesë

1 Prill 2019, 14:01 Nga DOSJA
Integrimi europian, Bushati: Jemi larg objektivit, politika ditore

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, ka përkujtuar 10-vjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet vendit tonë dhe Bashkimit Europian.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bushati shprehet se pavarësisht hapave të bërë drejt integrimit europian, vendi ynë mbetet ende larg objektivit të përcaktuar. Sipas ish-numrit një të dipomacisë shqiptare, politika ditore ka dalë mbi interesin kombëtar.

” Edhe pse pogresi gjatë kësaj dekade është i pamohueshëm, mbetemi larg objektivit të përcaktuar në marrëveshje. Në Shqipëri, në dallim prej shumë vendeve të tjera, nuk ka asnjë forcë politike që të kundërshtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Mirëpo kjo nuk mjafton. Politika ditore ka triumfuar shpesh mbi interesin kombëtar, duke injoruar një fakt kokëfortë: nevojën jetësore të shoqërisë për të qenë pjesë e vlerave dhe standardeve europiane.”, – shprehet ndër të tjera Bushati.

Postimi i plotë:

Si sot 10 vjet më parë hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Walter Hallstein, një prej etërve themelues të Bashkimit Europian, njëkohësisht President i Komisionit Europian, do t’i përshkruante marrëveshjet e asociimit “si një marrëveshje më shumë se sa thjesht tregtare dhe më pak se sa një marrëveshje anëtarësimi”. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si marrëdhënia më e lartë angazhuese ndërmjet Shqipërisë dhe BE, parasheh një afat 10 vjeçar indikativ, të ndarë në dy faza 5+5, për të përgatitur gradualisht anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, kemi hedhur hapa të rëndësishëm përpara, me marrjen e statusit të vendit kandidat, marrjen e rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim dhe vendimmarrjen e BE-së për nisjen e procesit “screening” dhe kalendarin e bisedimeve. Edhe pse pogresi gjatë kësaj dekade është i pamohueshëm, mbetemi larg objektivit të përcaktuar në marrëveshje. Në Shqipëri, në dallim prej shumë vendeve të tjera, nuk ka asnjë forcë politike që të kundërshtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Mirëpo kjo nuk mjafton. Politika ditore ka triumfuar shpesh mbi interesin kombëtar, duke injoruar një fakt kokëfortë: nevojën jetësore të shoqërisë për të qenë pjesë e vlerave dhe standardeve europiane.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati integrimi europian politika ditore pengesë për integrimin shqipëria larg objektivit ditmir bushati integrimi europian politika ditore pengesë për integrimin shqipëria larg objektivit

Sondazh

Poll