Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve/ 4 raste të reja në Berat dhe Krujë, njëri prej tyre dyshohet se e mori virusin në spital

10 Qershor 2020, 07:28 Nga DOSJA
Rritet numri i të infektuarve/ 4 raste të reja në Berat dhe

Shqipëri- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit kanë rezultuar 2 persona të infektuar në Berat dhe 2 të tjerë në Krujë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se të infektuarit në Berat janë dy burra. Njëri prej tyre banon në lagjen Barikada dhe është nisur drejt spitalit Infektiv në Tiranë. Ndërsa tjetri është nga Ura Vajgurore dhe mendohet se virusin e ka marrë në një spital në Tiranë, ku ka të shtruar gruan e tij. Ndërkohë në hyrjen kryesore të spitalit të Beratit ka një fluks të madh njerëzish, për shkak të masave të marra për COVID-19.

Sakaq në Krujë janë testuar 14 persona por vetëm dy prej tyre kanë rezultuar të infektuar. Ata janë kontakte të personave të infektuar më herët.

 

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve në vend. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se situata është shqetësuese, për shkak se njerëzit nuk respektojnë masat për COVID-19. Dje u konfirmuan 36 raste të reja me COVID-19.  Harta u gjerua me 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë. Ndërkohë është rritur edhe numri i pacientëve në spital. Aktualisht janë 41 pacientë në spital, prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll