Aktualitet

“Më parakalove keq!’/ Arrestohet 32-vjeçari në Maliq që bëri për spital nënë e bir, i goditi me levë

10 Qershor 2020, 07:12 Nga DOSJA
“Më parakalove keq!’/ Arrestohet 32-vjeçari në

Maliq- Policia ka arrestuar 34-vjeçarin me inciale B.R, i cili një ditë më parë rrahu dy persona në Maliq. I riu goditi me levë 31-vjeçarin me inciale E,M dhe nënën e tij, 73-vjeçaren Gj.M, pasi një sherri për parakalimin të makinës.  Fatmirësisht të dy personat ndodhen në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në fshatin Libonik, infomojmë së specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, në përfundim të veprimeve proceduriale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : B. R., 34 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, banues në Symiz, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. 

Sherri ndodhi ditën e djeshme në afërsi të fshatit Vloçisht në Korçë. Gjatë sherrit për parakalimin me makinë, i riu goditi me levë dy personat.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32-vjeçari në maliq plagosje ne korce arrestohet 32-vjeçari në maliq plagosje ne korce

Sondazh

Poll