Politike

Socialistët mbyllin ‘burgjet’, Gjonaj: Aministia, jo instrument që të ndikojë në fushatë

1 Prill 2019, 13:59 Nga DOSJA
Socialistët mbyllin ‘burgjet’, Gjonaj: Aministia, jo instrument

TIRANË-Socialistët nuk do të lirojnë të burgosur me amnisti para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Ministrja Etilda Gjonaj, e pyetur sot nga gazetarët është shprehur se kjo çështje do t’i ngelet për të vendosur nga parlamenti, por shtoi se amnistia nuk duhet të përdoret si një instrument për të ndikuar në fushatë elektorale.

“Kjo është një çështje që i mbetet parlamentit. Ne do ta bëjmë gati dhe në momentin që parlamenti do ta marrë në shqyrtim, do të jetë gati, ajo amnisti do të vijë me qëllim që mos të merret si një instrument që të ndikojë në fushatë elektorale. Besoj që do të biem dakord nëse amnistia do të jetë e nevojshme për tu bërë në këtë moment, ajo do të sillet nga qeveria. Nëse do të konsiderohet që amnistia në këtë moment mund të përbëjë një element që mund të konsiderohet pjesë e ndikimit në fushatë elektorale do të bëhet sapo të mbarojnë zgjedhjet”, tha Gjonaj.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike amnistia per te burgosurit etilda gjonaj zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 amnistia per te burgosurit etilda gjonaj zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll