Politike

“LSI ka qenë viktimë e sistemeve’’, Kryemadhi: Jemi gati për zgjedhje, këtë ja kam bërë të qartë dhe Bashës

9 Qershor 2020, 20:30 Nga DOSJA
“LSI ka qenë viktimë e sistemeve’’, Kryemadhi: Jemi

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur sot për zgjedhjet e ardhshme dhe është shprehur e bindur se partia e saj do jetë pjesë e tyre. Në një intervistë në “Real Story”, Kryemadhi tha se këtë gjë ia ka deklaruar dhe Lulzim Bashës.

Më tej kryetarja e LSI, tha se partia e saj ka qenë viktimë gjithmonë e sistemeve, por është gati që të përballet me Ramën në zgjedhje në çfarë situate që do jetë.

Ne kemi qenë gjithmonë viktima e sistemeve, e makinacioneve të dy partive të mëdha. Atë që kam vuajtur unë nuk dua ta vuajnë fëmijët e mi apo të tjerëve. Ne, të ketë mundësi probabiliteti Kosova të bëjë zgjedhje më të ndershme se Shqipëria ëshë fundi i votës. Kjo që bëmë ne nuk do të minimizojë, por unë do të hy në një proces zgjedhor. Ne ja kemi bërë të qartë Bashës. Por dilema s’ka pasur. Jemi rakorduar me Bashën. Por këtej e tutje fjalori politik është për një përballje. Pozicioni ynë radikal shërbeu për nxjerrje boje”, u shpreh Kryemadhi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren monika kryemadhi zgjedhjet ne vitin 2021 arrihet marreveshja per zgjedhoren monika kryemadhi zgjedhjet ne vitin 2021

Sondazh

Poll