Politike

Habit sërish Lleshaj: Krimi përfitoi nga hapja pas pandemisë, po shfrytëzon çdo hapësirë të mundshme për të goditur

9 Qershor 2020, 18:43 Nga DOSJA
Habit sërish Lleshaj: Krimi përfitoi nga hapja pas pandemisë, po

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se hapja pas pandemisë së koronavirusit ka bërë që krimi të jetë më present në Shqipëri.

Një ditë pas atetantit ndaj Ardian Çapjas në Elbasan, Lleshaj mblodhi drejtuesit e policisë dhe në fjalën e tij theksoi se hapja e vendit ka sjellë rritjen e krimit në Shqipëri.

Ky vit sigurisht ka treguesit më të mirë deri tani, sa u përket treguesve objektivë në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, por mos të harrojmë që hapja, shtimi i intensitetit të lëvizjes, do të shtojë edhe mundësitë, ose hapësirat e grupeve kriminale për të goditur, për të bërë atë punë për të cilën ato ekzistojnë, për të bërë krim. Edhe disa raste të ditëve të fundit tregojnë që krimi tenton të shfrytëzojë çdo hapësirë të mundshme për të goditur dhe këtu kërkohet po i njëjti intensitet angazhimi i të gjithë strukturave të policisë për të vijuar goditjet ndaj krimit të organizuar dhe sidomos ndaj grupeve dhe individëve që janë për fat të mirë apo të keq, të njohur gjerësisht, jo vetëm prej jush por edhe publikisht të njohur,”- tha Lleshaj ndër të tjera.

Por çdo të thotë kjo sipas ministrit të Brendshëm? Mos vallë Shqipëria duhet të qendrojë e izoluar që të moë ketë rritje dhe shtim të ngjarjeve kriminale?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll