Politike

Firmosi marrëveshjen në Këshillin Politik, Hajdari: Nuk e votoj në Kuvend sepse nuk është një reformë

9 Qershor 2020, 19:34 Nga DOSJA
Firmosi marrëveshjen në Këshillin Politik, Hajdari: Nuk e votoj

TIRANË- Rudina Hajdari, përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, ka deklaruar votën e saj në Kuvend për dokumentin e firmosur javën e kaluar që u quajti si marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Në një intervistë në emisionin Përballë në RTSH, Hajdari sqaroi se marrëveshjen do ta firmoste me kënaqësi, por atë dokument të Këshillit Politik nuk e voton sepse nuk është një reformë.

“Nëse do të vijë një reformë në Parlament e cila përfshin po ashtu dhe ndryshimin e sistemit, minimumi listat e hapura atëherë patjetër që do ta votoja pro. Por nëse ne jemi në kushtet që kemi një marrëveshje e cila nuk quhet reformë pra nuk ka se si të jetë e gjithëplotësuar.

Ka disa elementë të cilët unë i kam mbështetur prej fillimit siç është identifikimi biometric, që është i rëndësishëm por nuk është i plotë, pjesa tjetër qoftë dhe administrimi i zgjedhjeve kemi ngelur në vend numëro. Çka do të thotë për mua kjo marrëveshje nuk është që arriti ndonjë gjë masive, përkundrazi tregoi që palët janë të pamundura për të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe për ti orientuar këtë reformë, këtë marrëveshje benefitet që mund të kenë njerëzit gjatë zgjedhjeve”, theksoi deputetja.

Javën e kaluar në Këshillin Politik u firmos dokukemti që u quajt si marrëveshje e Reformës Zgjedhore. Mes atyre që ishin pro, u vu re dhe Rudina Hajdari, e cila prej kohësh kërkonte ndryshimin e sistemit por kërkesa e saj nuk u plotësua. Ndërkohë deputetët e opozitës janë shprehur se ata nuk do votojnë marrëveshjen, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik rudina hajdari arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik rudina hajdari

Sondazh

Poll