Politike

Kryemadhi flet për Zgjedhoren: Nuk ç’tensionohet situata me një draft, nuk është se arritur ndonjë gjë e madhe

9 Qershor 2020, 19:49 Nga DOSJA
Kryemadhi flet për Zgjedhoren: Nuk ç’tensionohet situata me

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur sot për Reformën Zgjedhore. Në një intervistë në “Real Story”, Kryemadhi tha se marrëveshja në Këshillin Politik nuk është ndonjë gjë e madhe. Sipas saj pozitivja ishte se Rama doli zbuluar që donte të kapte komisionet zgjedhore, por nuk e lanë që të arrinte këtë gjë.

E para nuk është se është arritur ndonjë gjë e madhe, që është bërë zbulimi i shekullit. Çështja e Reformës Zgjedhore është një nga kushtet  e BE për negociatat. Në këto kushte është dhe opozita pjesë e dakordësisë, për miratimin e Reformës me konsensusin e gjithë palëve. Ne mundohemi të themi është ndonjë gjë, është vetëm një draft i administrimit zgjedhor, që nuk është një arritje e madhe, nuk është arritje për opozitën. Sepse nuk është fitore, duhej bërë me kohë. Identifikimi biometrik pastaj ka të bëjë me shenjat e gishtave, vendosjen e tyre si në pikat kufitare. Pra shmang mbushjen e kutive në komuna që nuk jeton njeri.

S’mund të them votën familjare, pasi kur kryefamiljari detyron familjen nuk ke çfarë i bën. Por në Orenj të Librazhdit për shembull ku janë 3500 zgjedhës dhe nuk jeton njeri, madje edhe dhelprat me ujqërit nuk janë. Apo si rasti i Krujës me 600 emigrantë. Pra s’mund të lejosh komisionerët të mbyllin dyert dhe të mbushin kufijtë. Nuk ç’tensionohet situata me një draft, por me xhepat e shqiptarëve duke u dhënë atë që u takon. Pozitivja është se doli Rama zbuluar me kapjen e komisioneve dhe administratën zgjedhore, dhe më pas u tërhoq duke pranuar komisionet e vjetra, dhe kjo dakordësi u dha dhe nga BE”, u shpreh kryetarja e LSI.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik monika kryemadhi arrihet marreveshja per zgjedhoren keshilli politik monika kryemadhi

Sondazh

Poll