Politike

“Akoma s’na ngrihet aty ku duhet”/ Basha bëhet meme në rrjet, biseda me tregtarët nxirret nga konteksti dhe ‘merr dhe

9 Qershor 2020, 17:47 Nga DOSJA
“Akoma s’na ngrihet aty ku duhet”/ Basha bëhet meme

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është bërë sërish ‘meme’ në rrjet. Pas një takimi me qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël, në njësinë administrative nr.11 në Tiranë, Basha ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook edhe videon nga takimi.

Por pjesa që ka marrë më shumë vëmendjen ka qenë një sipërmarrës që thotë se s’po i ngrihet aty ku duhet. Në fakt, burri në fjalë e ka fjalën për xhiron e dyqanit, por duke mos e përmendur fjalën xhiro, ka bërë që e gjithë fjalia të nxirret nga konteksti dhe të shpërndahet në mënyrë masive në rrjetet sociale.

Akoma s’po na ngrihet aty ku duhet, po lëviz,”– thuhet në video, pjesa që tashmë e ka bërë kryedemokratin pjesë të faqeve me meme.

Gjithashtu, postime të shumta kanë nisur edhe nga faqet e socialistëve.

Herën e fundit, që Basha u bë pjesë e rrjeteve sociale, për ‘incidente’ të këtij lloji ishte gjatë vizitës tek tregu i Kombinatit, kur një burrë iu afrua që të dilte me të në kamerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha behet meme lulzim basha lulzim basha behet meme

Sondazh

Poll