Politike

“Tregjet financiare besojnë tek Shqipëria dhe libri i llogarive të saj”, kë ‘thumbon’ Rama në reagimin e tij për E

9 Qershor 2020, 16:25 Nga DOSJA
“Tregjet financiare besojnë tek Shqipëria dhe libri i llogarive

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për ligjin e miratuar javën e kaluar në Kuvend, që i lejon qeverisë të marrë një borxh prej 650 milionë Euro, në tregjet financiare. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se të gjitha ta që nuk e kuptojnë këtë veprim të Shqipërisë duhet të shohin përgjigjen që i ka shkuar tij që thotë se investitorët besojnë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj. Më tej Rama u përgjigjet të gjithë kritikëve dhe shton se tregjet financialre janë shprehur sot se Shqipëria s’u thye nga tërmeti e s’u gjunjëzua nga Covidi, e në fund do dalë më i fortë nga të dyja.

“Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj! Meqë këta nuk dinë t’i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi dhe meqë unë nuk i konsideroj shpulla për ta sukseset e Shqipërisë, u them se doni s’doni ju, edhe tregjet e thanë sot se ky vend që s’u thye nga tërmeti e s’u gjunjëzua nga Covidi, do dalë më i fortë nga të dyja.

Dhe natyrisht, kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe megjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet! Ah po, se mos harroj, meqë është në modë krahasimi me vendet përreth, le t’i marrin e t’i krahasojnë tani përgjigjet e tregjeve për secilin prej vendeve,që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive postCovid!E di e di, të fundit dalin prapë, 7×7=42”, shkruan Rama.

Por për kë e ka Rama këtë reagim?

Mbrëmjen e djeshme kreu i qeverisë ishte i ftuar në emisionin “Open” dhe gjatë debatit me gazetarët, tha se nesër do të shihej se ku ishte Shqipëria. Ai u shpreh se nëse Shqipëria do arrinte të futej në tregjet ndërkombëtare, ishte një shenjë se ekonomia është mirë dhe do ketë një mundësi për tu futur në një fazë tjetër për luftën kundër COVID-19

Ne kemi një luftë spektakolare me COVID-in dhe kjo është një meritë e qeverisë. Ka dhe paketën e dytë ekonomike më të mirë në raport me lekët e vërteta në rajonin tonë, Ky është fakt. Nëse Shqipëria është ajo që thotë Bushati, ne nesër do dështojnë në tregun e kapitalve. Nëse Shqipëria është ajo që them unë dhe themi ne, nesër në do kemi sukses. Do shohim nesër, nëse do dalim të suksesshëm do kemi mundësi të futemi në një fazë tjetër”, u shpreh Rama.

Javën e kaluar gjatë seancës plenare është miratuar drafti për marrjen e 650 mln euro borxh. Edhe pse Presidenti Ilir Meta ishte kundër këtij ligji, në momentin e fundit ndryshoi qëndrim. Pas negociatave të fshehta me Presidentin, Kuvendi miratoi projektligjin për Eurobondin, duke i hapur rrugë Ministrisë së Financave për të dalë në tregjet ndërkombëtare dhe për të marrë 650 milionë euro borxh. Ky ligji u miratua në përfundim të seancën plenare me 86 vota pro 12 kundër 5 abstenim. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama eurobondi ligji per eurobondin edi rama eurobondi ligji per eurobondin

Sondazh

Poll

Politike 9 Qershor 2020, 10:52

TIRANË- Buzagas ka dalë nga Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, presidenti i vendit Ilir Meta. I pyetur nga gazetarët lidhur me datën 9 maj 2021, ...