Politike

Me mëngët përveshur, Basha takime me biznesin e vogël në Tiranë: Rama po shkatërron çdo ditë shtyllën kurizore të eko

9 Qershor 2020, 11:55 Nga DOSJA
Me mëngët përveshur, Basha takime me biznesin e vogël

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime me sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë. Në një postim në Facebook, ku shfaqet me mëngët përveshur, ai shprehet se qeveria Rama po shaktërron çdo ditë shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël. Ai thekson më tej se së bashku me qytetarët do të sjellë ndryshimin për këtë vend.

“Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar.”, shprehet ndër të tjera Basha.

Reagimi i plotë:

Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë, ndamë shqetësimet për krizën e thellë ekononomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë.

Rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit. Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterrojnë mundësitë për të mbijetuar.

RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël. Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale. Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi.

Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takime në tiranë lulzim basha basha takime në tiranë lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 9 Qershor 2020, 10:52

TIRANË- Buzagas ka dalë nga Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, presidenti i vendit Ilir Meta. I pyetur nga gazetarët lidhur me datën 9 maj 2021, ...

Politike 9 Qershor 2020, 10:27

TIRANE- Kryenegocatori i Shqipërisë në kapitullin e bisedimeve me Bashkimin Evropian, Zef Mazi ka folur sot për herë të parë pas emërimit. Mazi, i cili mori pje...