Dalin fotot/ Ky është SNAJPERI me të cilin u qëllua Ardian Çapja, ç’ka mbetur nga arma brenda makinës së djegur
8 Qershor 2020, 20:22Nga DOSJA
TIRANË– Fotot që po shikoni tregojnë armën e llojit ‘Snajper’ me të cilin u qëllua sot Ardian Çapja. Fotot u publikuan nga gazetari Blendi Fevziu, në studion e “Opinion”, i cili u shpreh se ja dërguan me mesazh.
Në pamje duket snajperi brenda makinës që u dogj nga atentatorët e Çapjas. I gjithë materiali prej druri është shkrumbuar, ndërkohë që brenda makinës ka mbetur pjesa prej hekuri.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet. I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve.
Aktualisht, Çapja ndodhet në pavion tek Spitali i Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Policia e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e saj efektivin që ishte pjesë e një kamere të fshehtë të transmetuar sot në emisionin “Fiks Fare”. Në ...
TIRANË– “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, Gjirokastër, i cili...
ITALI– Ditën e sotme policia italiane ka përfunduar një operacion për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës midis Italisë dhe Shqipërisë, ku si rezul...
GREQI– Autoritetet greke kanë arrestuar një shitës rrobash me origjinë shqiptare teksa po transportonte kanabis në qese plehrash dhe dyqani i tij ndodhej vetëm ...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të tjera në lidhje me autorët e atentatit kundër Ardian Çapjas, mëngjesin e sotëm. I ftuar në studion e...
TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar sot kundër Gjykatës së Krujës. Në një deklaratë për mediat, TIA kërkon nga Gjykata drejtësi dhe profesi...