Artan Hoxha: Ja snajperi i rrallë me të cilin u qëllua Çapja, forcat speciale kanë 2 të tillë
8 Qershor 2020, 20:59Nga DOSJA
TIRANË– Ngjarja e sotme në Elbasan me të plagosur Ardian Çapjan, për gazetarin e kronikës Artan Hoxha është pasojë e një zinxhiri të gjatë që tregon se si ka dështuar në vijimësi shteti.
Gazetari i njohur ka dhënë edhe detaje mbi armën snajper që është përdorur në këtë atentat, duke saktësuar se ka qenë një armë tepër e rrallë finlandeze .
“Modeli i pushkës me të cilën është qëlluar është “Sako magnum” e kalibrit 338, është një armë e rrallë. Forcat speciale tona duhet të kenë dy të tilla. Deri në 800 metër nëse ke të bësh me qitës të mirë, është efikase. Edhe në rastin konkret predha atij i ka kaluar në pjesën poshtë sqetullës. Është tejshpuese, nuk kanë gjetur as gëzhojë dhe as predhë. Ai lloj fisheku është shpërthyes dhe shkakton dëme të jashtëzakonshme brenda. Është armë profeisonale. Distanca nga është bërë goditja, objektivi që ishte një objektiv i vështirë. I plagosuri i sotëm është një njeri që ruhej, që bënte lëvizje të kontrolluara, ka një sistem mbrojtës dhe një territor të vetin që nuk është kollaj të hysh, ndaj ka qenë dhe e vështirë goditja”, u shpreh Hoxha.
Ndërkohë në emisionin “Opinion” kanë mbërritur edhe disa foto që tregojnë se mjeti i përdorur nga atutorët e ngjarjes është djegur bashkë me armën.
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka nxjerë zbuluar një operaion të forcave RENEA në Elbasan. I ftuar në studion e “Opinion”, Hoxha tha se RENEA para pak ditësh...
TIRANË– Fotot që po shikoni tregojnë armën e llojit ‘Snajper’ me të cilin u qëllua sot Ardian Çapja. Fotot u publikuan nga gazetari Blendi Fevziu, n...
TIRANË- Policia e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e saj efektivin që ishte pjesë e një kamere të fshehtë të transmetuar sot në emisionin “Fiks Fare”. Në ...
TIRANË– “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, Gjirokastër, i cili...
ITALI– Ditën e sotme policia italiane ka përfunduar një operacion për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës midis Italisë dhe Shqipërisë, ku si rezul...
GREQI– Autoritetet greke kanë arrestuar një shitës rrobash me origjinë shqiptare teksa po transportonte kanabis në qese plehrash dhe dyqani i tij ndodhej vetëm ...