Aktualitet

Kërkonte favore seksuale, Policia e Shtetit: Kemi përjashtuar menjëherë nga radhët tona efektivin e Kakavijës

8 Qershor 2020, 20:23 Nga DOSJA
Kërkonte favore seksuale, Policia e Shtetit: Kemi përjashtuar

TIRANË- Policia e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e saj efektivin që ishte pjesë e një kamere të fshehtë të transmetuar sot në emisionin “Fiks Fare”. Në një deklaratë për mediat Policia shkruan se menjeherë sapo është publikuar kjo video është bërë përjashtimi i efektivit, pasi ka kryer shkelje të rënda. 

Duke marrë shkas nga transmetimi në një emision investigativ, i shkeljes së rëndë të kryer nga punonjësi i Policisë P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit  beri përjashtimin e menjëhershëm  të këtij punonjësi policie nga radhët e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i inkurajon ata që të denoncojnë çdo abuzim me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm“, shkruan Policia.

Më herët në emisionin “Fiks Fare” u denoncua një punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, Gjirokastër, i cili u ka kërkuar disa qytetareve marrëdhënie intime në këmbim të kalimit të tyre ilegal në Greqi. Nëpërmjet kamerave të fshehta, emisioni investigativ faktoi se punonjësi ka lidhje të forta me grupet kriminale që trafikojnë njerëz për në Greqi. Duke shfrytëzuar këto lidhje, punonjësi u kërkon favore këtyre shtetasve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kakavija polici kerkon favore seksuale policia e shtetit kakavija polici kerkon favore seksuale policia e shtetit

Sondazh

Poll