Aktualitet

Breçani: Arma e atentatorëve të Çapjas përdoret nga forcat speciale, hetimi të nisë nga ish-komandot

8 Qershor 2020, 20:16 Nga DOSJA
Breçani: Arma e atentatorëve të Çapjas përdoret nga

TIRANË– Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është shprehur se lloji i armës së përdorur për të eliminuar fizikisht Ardjan Çapjan përdoret nga forcat speciale.

I ftuar në studion e emisionit “Real Story”, Breçani tha se kjo lloj arme ka kanë lente me precizion të lartë, por që hetimet do të zbardhin autorët e vërtetë.

Atë tip arme e përdorin forcat speciale, kanë lente me precizion të lartë. Snajperisti ka qenë 250 metra larg, personi normal që është stërvitur, ai ka mundur ta qëllojë në shpatull, shumë afër zemrës. Është një armë që shkakton shumë dëmtime kur hyn e del plumbi. Pozita e banesës nuk i ka lejuar snajperistit më shumë fushëpamje që ta godiste sërish. Këtu kemi të bëjmë me një grup kriminal, por policia duhet të hetojë. Kur marrin pjesë shumë persona diku do gabojnë. Çdo gjë shikohet dhe vullneti i njerëzve për të ndihmuar për të dhënë informacion të çon drejt zbardhjes së ngjarjes. Polica e di kush e ka organizuar, janë kundërshtarët e tij. Hetimi duhet të nisë nga ish-komandot, dihet që ata kanë një rivalitet me të,”- tha Breçani.

Pak më herët, edhe gazetari Artan Hoxha tha të njëjtën gjë, se me shumë mundësi, atentati ndaj Çapjas është bërë nga ish-komando.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja plagoset ardian capja shkelzen brecani ardian capja plagoset ardian capja shkelzen brecani

Sondazh

Poll