Sport

Humbi jetën 40 vjeçari, ndalohen punimet në ‘Arenën Kombëtare’ (Video)

1 Prill 2019, 14:27 Nga DOSJA
Humbi jetën 40 vjeçari, ndalohen punimet në ‘Arenën

Shtetasu N.I, baba i dy fëmijëve humbi jetën gjatë punës në ndërtimin e stadiumit ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë. Mendohet që 40 vjeçari të ketë rënë nga lartësia ku ka ndërruar jetë në spital.

Sot u bë më dije nga inspektorja e zyrës së punës, Irena Gjoka së do të pezullohet punimi deri sa e gjithë ngjarja të hetohet dhe të zbardhet, në sektorin e kompanisë për të cilën punonte 40 vjeçari sipas Faxweb.al.

Hetime do bëhen edhe për kompaninë e cila duhet të mbulojë sigurimin e punëtorëve gjatë orarit të punës. Asnjë punim nuk do rifillijë nga kompania pa marrë fund hetimet sipas inspektores.

Nuk dihet sesa do të zgjasë zbardhja e kësaj ngjarje, por punimet në “Arenën Kombëtare”, që po ecnin me ritme të shpejta, tashmë do të ndalen.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arena kombetare humb jeten 40 vjecari ne arenen kombetare stadiumi arena kombetare humb jeten 40 vjecari ne arenen kombetare stadiumi

Sondazh

Poll