Sport

Humbën me Lazion, Spalleti ‘ia nxjerr’ Icardit: Messi bën diferencën, jo ai

1 Prill 2019, 06:31 Nga DOSJA
Humbën me Lazion, Spalleti ‘ia nxjerr’ Icardit: Messi bën

ITALI– Skuadra e Interit u mposht ndaj Lazios me rezultatin minimal 0-1 në supersfidën e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A.

Në një deklaratë për mediat pas ndeshjes, trajneri Luciano Spalletti foli edhe për çështjen “Icardi”.

“Negociatat me Icardin janë poshtëruese për tifozët e Interit dhe për ata që e duan këtë klub. Ata duhet ta lusin dikë për të veshur fanellën e ekipit?! Kjo është e turpshme. Icardi duhet të qëndrojë një ndeshje jashtë. Nëse vazhdon të sillet siç është sjellë kohët e fundit, atëherë mund të fillojë të rikthehet në skuadër. Njerëzit thonë se humbëm ndeshjen sepse nuk ishte Icardi, por kemi humbur ndeshje edhe me të në fushë. Mesi bën diferencën, jo Icardi, me gjithë respektin që kam për të”, deklaroi Spalletti.

Më tej Spalleti ka vijuar që të bëjë bilancin e ndeshjeve të humbura të futbollistit të tij për të provuar faktin që edhe me Icardin në fushë Interi dështon.

Interi nuk shkonte në Champions prej 6 vitesh, apo gabohem? Dhe Icardi aty ishte. Sa ndeshje kemi humbur me Icardin në fushë? Të ndërhysh që Icardi të luajë është diçka poshtëruese, për gjithë interistët. Çdo të thotë të bisedosh, të bësh tratativa për të grumbulluar dikë? Çfarë të bëj, të dërgoj 20 e-maile për të thënë nëse grumbullohet dikush apo jo?”– tha Spalleti. 

Riniovimi i kapitenit Mauro Icardi me klubin e Interit, ka bërë që të krijohen polemika të shumta.  Interi do që të vijojë me tratativën e rinovimit të kontratës aktuale, që skadon në vitin 2021, duke i qëndruar propozimit të tyre për 7 milionë euro në sezon, por Icardi ka kërkuar 10 milionë euro në sezon, por larg pretendimeve të skuadrës.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport luciano spalletti mauro icardi luciano spalletti mauro icardi

Sondazh

Poll