Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kundër Gjykatës së Krujës: Nuk ka vepruar me profesionalizëm, për gjyqtaren Enkelejda

8 Qershor 2020, 18:48 Nga DOSJA
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kundër Gjykatës

TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar sot kundër Gjykatës së Krujës. Në një deklaratë për mediat, TIA kërkon nga Gjykata drejtësi dhe profesionalizëm në lidhje me çështjen e bareve dhe dyqaneve në aeroport.

Më tej në reagim shtohet se është rast unikal në botë, që vendimi i Zyrës Përmbaruese i dorëzohet TIA-s përpara vendimit të gjykatës, pa asnjë njoftim paraprak. Po ashtu njoftohet se  kundër gjyqtares Enkeljeda Hoxha është bërë ankesë në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, për moskompetencë dhe ushtrim aspak profesional të autoritetit të ligjit.

NJOFTIMI I PLOTË

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) i bën thirrje Gjykatës së së Rrethit Krujë për drejtësi dhe profesionalizëm, pas bllokimit së fundmi të aktiviteteve tregtare nga një gjykatëse e vetme, Zj. Enkeleida Hoxha me 4 masa sigurie, në favor të A&A Group, për operimin e kafeve dhe dyqaneve në aeroport. TIA është thellësisht e shqetësuar për një sistem të njëanshëm të drejtësisë që po ndodh në gjykatën e Krujës, ku vendimet – jashtë juridiksonit dhe pa asnjë profesionalizëm – kanë dëmtuar ringritjen e dyqaneve dhe bareve të reja në shërbim të pasagjerëve, duke dhënë masa sigurie të njëpasnjëshme dhe të paligjshme në dëm të shërbimit publik dhe të imazhit kombëtar të aeroportit të vetëm në Shqipëri.

Eshtë rast unikal në botë, ku vendimi i Zyrës Përmbaruese i dorëzohet TIA-s përpara vendimit të gjykatës, pa asnjë njoftim paraprak për TIA-n, duke nënkuptuar shpejtësinë e pazakontë dhe kapërcimin e procedurave që në një proces të rregullt dhe ligjor mund të marrin disa ditë. TIA shpreh keqardhjen për këtë situatë të pashembullt që ndodh një aeroportin e vetëm ndërkombëtar, ku interesat e një grupi të veçantë, më saktë të Administratorit të A&A Group, Zj. Aliona Zeqiri, shihen si objekti i vetëm për diskutim ligjor, ndërkohë që paligjshmëria zbatohet për TIA-n në çdo masë sigurie. Ky fakt i jep udhë uzurpimit të aeroportit me ndihmën e një gjykate, kur dihet që funksioni real i tij është shërbimi ndaj publikut.

TIA bën me dije se ka përcjellë ankesën e saj në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë kundrejt Zj. Enkeleida Hoxha për moskompetencë dhe ushtrim aspak profesional të autoritetit të ligjit. Tirana International Airport Shpk dëshiron të sqarojë edhe në interes të publikut, se bazuar në Ligjin Nr.9312 datë 11.11.2004 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Konçesionit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë Konçesionare, “TIA ka të drejtë ekskluzive të zhvillimit tregtar të aeroportit”. Ndaj, përzgjedhja e fituesve të tenderit për baret, restorantet dhe dyqanet, është në të drejtën zgjedhjes së lirë të TIA-s. Tirana International Airport është gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Por nëpërmjet kësaj deklarate, TIA bën thirrje se klima e biznesit merr goditje të rëndë, sa herë kjo drejtësi shtrembërohet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti nderkombetar i tiranes enkelejda hoxha gjykata kruje aeroporti nderkombetar i tiranes enkelejda hoxha gjykata kruje

Sondazh

Poll