Aktualitet

Pamjet e dhimbshme/ Pronari i një lokali shtyn qenin drejt makinave, katërputroshi përplaset e jep shpirt duke u përpëlitur

8 Qershor 2020, 17:17 Nga DOSJA
Pamjet e dhimbshme/ Pronari i një lokali shtyn qenin drejt makinave,

TIRANË– Pronari i një lokali në Tiranë është bërë shkak që një katërputrish të ngridhë në mënyrën më mizore në rrugët e kryeqytetit. Në videon e publikuar nga AbcNews, shihen momentet e fundit të qenushit, i cili ka pasur një fund fatal.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë duket pronari i biznesit, i cili duke i bërtitur e largon qenin nga tavolinat e lokalit te tij dhe kafsha e trembur, shtyhet drejt rrugës ku po kalonin makinat.

Nga fytyra dhe reagimet që bëjnë qytetarët e ndodhur në rrugë, kuptohet se qeni është goditur nga një makinë në rrugë dhe më pas me një shpejtësi, vjen sërish në trotuar duke u dridhur.

Përpëlitjet e tij vazhdojnë deri sa ngordh dhe shtrihet në trotuar, poshtë syve të pronarit që e çoi drejt ‘vdekjes’.

Burri në video, më pas afrohet tek qeni e tërheq nga bishti dhe e nxjerr në rrugë, pa treguar asnjë pikë dhembshurie për kafshën e gjorë. Ç’po u bënte katërputroshi tavolinave të lokalit të këtij burri që duhet të kishte një fund të tillë? Mungesa e ndjeshmërisë tek disa njerëz lë shumë për të dëshiruar…

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngordh qeni ne tirane tirane ngordh qeni ne tirane tirane

Sondazh

Poll