Aktualitet

Aksident tek “Ali Demi” në Tiranë, makina përplas motorin. I plagosuri dërgohet në spital

8 Qershor 2020, 17:43 Nga DOSJA
Aksident tek “Ali Demi” në Tiranë, makina përplas

TIRANË- Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Sipas një njoftimi nga Policia e Tiranës mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ali Demi”.

Më tej policia bën me dije se mjeti me drejtues L.S., ka përplasur një motor me drejtues shtetasin A.L., i cili është dërguar menjëherë në Spital.

“Me datë 08.06.2020, rreth orës 18:40, në vendin e quajtur “Ali Demi” mjeti me drejtues shtetasin L.S., ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin A.L., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane policia tirane aksident ne tirane policia tirane

Sondazh

Poll