Aktualitet

Del nga operacioni Ardian Çapja, ‘i forti’ i Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ja ‘hodhi paq’ për herë

8 Qershor 2020, 18:05 Nga DOSJA
Del nga operacioni Ardian Çapja, ‘i forti’ i Elbasanit

TIRANË– Ardian Çapja, koka e një prej familjeve më të forta në Elbasan ka lënë sallën e operacionit.

Dosja.al mëson se Çapja tashmë do të ngjitet në pavion tek Spitali i Traumës, pasi nuk e ka të nevojshme që të shtrohet në reanimacion. Edhe pse plumbi i kaloi pak centimatra pranë zemrës dhe një tjetër e mori në këmbë, Çapja është jashtë rrezikut për jetën dhe për të tretën herë, atentatorët dështuan që ta eliminojnë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset ardian capja plagoset ardian capja

Sondazh

Poll