Aktualitet

Blindohet ‘Trauma’/ Si po ruhet nga policia ‘koka e Çapjave’ që i shpëtoi sot vdekjes, jashtë spitalit patrullon dhe

8 Qershor 2020, 17:33 Nga DOSJA
Blindohet ‘Trauma’/ Si po ruhet nga policia ‘koka e

TIRANË– Fotot  që po shikoni vijnë nga Spitali i Traumës, aty ku po kurohet Ardian Çapja, 55-vjeçari që i shpëtoi atentatit të tretë mëngjesin e sotëm.

Nga fotot e publikuara nga LSA-ja shihet që Spitali Ushtarak është blinduar nga forcat e policisë, që po ruajnë ‘të fortin’ e Elbasanit , nga ndonjë tjetër goditje që mund të marrë, gjatë kohës që ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vetëm në hyrje ndodhen katër policë të armatosur, ndërsa jashtë patrullon edhe një makinë.

Ndërkohë, mësohet se të gjithë personat që hyjnë në spital duhet të kenë një mjet identifikimi, dhe vizitat e pakontrolluara nuk lejohen.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet. I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja plagoset ardian capja spitali i traumes ardian capja plagoset ardian capja spitali i traumes

Sondazh

Poll