Aktualitet

Veshur me kominoshe si punëtor llaçi zbriti nga “Range Rover”-i i policisë, dalin detaje mbi ATENTATORËT e Çapjas, njer

8 Qershor 2020, 18:30 Nga DOSJA
Veshur me kominoshe si punëtor llaçi zbriti nga “Range

ELBASANDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj Ardian Çapjas, që tronditi Elbasanin paraditen e sotme.

Mësohet se një person i veshur si punonjës në fushën e ndërtimit, me kominoshe që përdorin punonjësit e llaçit, ka zbritur nga një automjet i llojit “Ranga Rover”, i policisë dhe ka vrapuar drejt banesës së Çapjave, ku ka qëndruar për më shumë se një orë.

Ky person, mendohet të jetë kyç në atentatin e ndodhur sot.

Nga ana tjetër, pas atentatit, mësohet se janë angazhuar të gjithë njerëzit e Çapjave dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Një pjesë e tyre bllokuan rrugën kryesore në dalje të Krastës dhe pritën momentin kur me ‘shpejtësi skëterrë’ kaloi mjeti i atentatorëve.

Ndonëse iu vunë pas, mësohet se atentatorët janë larguar me ndihmën e disa personave të tjerë, që dyshohet se i prisnin në fillim të lagjes së re në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja plagoset ardian capja ardian capja plagoset ardian capja

Sondazh

Poll