Aktualitet

Artan Hoxha: Policia u njoftua nga spitali për atentatin ndaj Çapjas, ata nuk flasin me efektivët dhe pse i korruptojnë kur

8 Qershor 2020, 16:44 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Policia u njoftua nga spitali për atentatin ndaj

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se Policia e Shtetit e ka marrë lajmin për atentatin ndaj Ardian Çapjas, përmes spitalit ku është shtruar i plagosuri.

I ftuar në studion e “AbcNews”, Hoxha tha se në ditët e sotme nuk ka më grupe si në vitin 1997 dhe se bandat e sotme janë të mirëpaguara, me para që burimin e të ardhurave e kanë nga jashtë shtetit.

Gazetari shtoi se njerëzit si Çapja nuk bashkëpunojnë me policinë edhe pse këta të fundit i kanë korruptuar sa herë që kanë dashur.

Unë uroj që kjo të jetë një ëndërr të keqe dhe Ardiani të jetojë sepse është familjar. Drejtësinë e bëjnë institucionet dhe jo kallashnikovi. Grupet shqiptare qartësisht është provuar se kanë një aktivitet të madh jashtë Shqipërisë, fillimisht brenda kontinentit evropian dhe tashmë e kanë shtrirë edhe në 2 kontinente. Nuk kemi më banda të ‘97, kemi grupe të sofistikuara. Policia nuk është njoftuar nga familjarët por nga spitali. Kemi të bëjmë me persona që nuk flasin dhe nuk bashkëpunojnë me policinë. Ata kur duan i korruptojën kur të duan policët dhe kur shohim kështu ngjarjesh, themi ‘po policia çfarë bën’. Ore nuk ka çfarë bën më policia atje. Policinë e lajmëroi spitali, s’kishte nga ta merrte vesh ngjarjen,”– tha Hoxha.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet. I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja artan hoxha plagoset ardian capja ardian capja artan hoxha plagoset ardian capja

Sondazh

Poll