Bota

Marrin fund thashethemet! Kim Jong-un, rikthehet në publik shëndosh e mirë, merr sërish pushtetin në dorë

8 Qershor 2020, 15:30 Nga DOSJA

KORE E VERIUT– Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ditën e sotme është shfaqur sërish në publik pas disa javësh mungesë. Mediat e huaja kanë publikuar disa foto ku diktatori i Koresë shihet në një mbledhje  politike dhe së bashku me të ishin të gjithë personat e tij më të besueshëm.

Kim Jong-un

Megjithëse Korea e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast me COVID-19, ajo që u vu re në takim ishte fakti se lideri suprem dhe mbështetësit e tij ruanin distancën nga njëri-tjetri.

Kim Jong-un

Ky takim vjen pas shumë thashethemesh se Kim kishte humbur jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, ku dhe disa media shafqën një foto të tij ku shihej se ai kishte ndërruar jetë.  Mediat shfaqen dyshime pasi ai mungoi  në “Ditën e Diellit”, e cila është edhe ditëlindja e gjyshit të tij.

Megjithatë pas rreth një muaji mungesë ai u shfaq në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave. Sakaq, pas shumë spekulimeve ai duket se është rikthyer në krye të vendit dhe ka lënë pas krahëve problemet shëndetësore.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong un kim jong un

Sondazh

Poll