Aktualitet

“Ka falsifikuar dokumentet”, Prokuroria mbyll hetimet për Gurrën: Nuk preket nga ligji i dekriminalizimit

8 Qershor 2020, 15:13 Nga DOSJA
“Ka falsifikuar dokumentet”, Prokuroria mbyll hetimet për

TIRANË- Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka mbyllur hetimet për kreun e Bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra. Sipas dokumentit, bëhet me dije se në përfundimin se Gurra nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim, po ashtu nuk është as i dënuar për falsifikim të vulave.

Më tej bëhet me dije se “Kastriot Gurra nuk është dënuar me vendim të formës së prerë nga një gjykatë e huaj apo shqiptare dhe nuk është dënuar me vendim jo përfundimtar së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj”.

Po ashtu në dokument theksohet se Gurra nuk ka qenë asnjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale dhe nuk ka qenë ndonjëherë i ndaluar apo i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale. Këto janë përfundimet e Prokurorisë së Përgjithshme në dokumentin e firmosur nga prokurori Sokol Stojani.

Kreu i Bashkisë së Librazhdit u denoncua në 2 shkurt nga Lëvizja Qytetare Sopoti me përfaqësues Rexhep Hanën. Sipas tij Gurra kishte falsifikuar vulën e Drejtorit të Ujësjellësit në Librazhd në vitet 2007-2008 për formimin e një bordi të ri me qëllimin vendosjen e një drejtori të ri në krye të ujësjellësit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot gurra ligji i dekriminalizimit rexhep hana kastriot gurra ligji i dekriminalizimit rexhep hana

Sondazh

Poll