Aktualitet

Dokumenti/ Tenderi që mbylli Porto Romanon dhe solli katastrofën mjedisore në Manzë, kontratat spekulative që u anuluan dhe

8 Qershor 2020, 14:34 Nga DOSJA
Dokumenti/ Tenderi që mbylli Porto Romanon dhe solli katastrofën

DURRËS– Landfilli i Porto-Romanos është konsideruar si një nga pikat më të nxehta në Shqipëri, me nevojë urgjente për mbylljen e tij, që në vitin 2016. Kryebashkiaku i Durrësit në atë kohë, Vangjush Dako, u shfaq bashkë me ministrin e Turizmit Blendi Klosi në vitin 2018 në Porto Romano ku deklaruan se brenda vitit 2019, ky kantier do të mbyllej,për t’u kthyer në një hapësirë me parqe.

I të njëjtit premtim ishte edhe kryeministri Edi Rama, që shkoi më tej duke e quajtur “Porto-Romanon”, një zonë kancerogjene. “Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim zonën kanceroze të fushës së mbetjeve. Besoj deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm,”– u shpreh Rama.

Por, pavarësisht këtyre deklaratave, landfilli nuk u arrit të mbyllej në vitin 2019. Një muaj para tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, administruese e asaj zone, fitues të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e land-fillit të Porto-Romanos bëri bashkimin e operatorëve ndërmjet kompanisë shqiptare “Victoria Invest International” dhe asaj italiane, “De Mare” srl” në muaj tetor të vitit 2019.

Nga mbyllje, kaluam në një tender me vlerë të majme, plot 15 milionë euro. Tenderi u zhvillua me procedurën e prokurorit “me negociim, pa shpallje paraprake”, duke e argumentuar “për shkak të nevojës ekstreme në të cilën ndodhemi pas ngjarjeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26.11.2019”.

Ky argument, si edhe i gjithë tenderi për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos, krijoi hije dyshimi për një proces të paracaktuar. Fituesit e tenderit rreth 15 milionë euro ishin kompanitë “Victoria Investment International” e regjistruar në Kosovë, pjesë e “Victoria Invest”, e regjistruar në Shqipëri nga biznesmeni elbasanlli, Fatmir Kuçi.

Ndërsa, kompania e dytë është “De Mare” srl, një kompani me qendër në Itali dhe që ka regjistruar në Shqipëri “De Mare-Albania”, si degë e huaj e saj. Kompania mëmë drejtohet nga Fausto De Mare, nga rajoni jugor italian i Potenzas. Vetëm 3 ditë pas regjistrimit të “De Mare-Albania” si “degë e huaj” e “De Mare srl”, konkretisht në 21 Tetor 2019, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) shpall tenderin për “mbylljen e vend-depozitimit të ngurta EKO-Park, Durrës”.

Në bazë të të dhënave zyrtare, vlera e tenderit ishte parashikuar 1.68 miliardë lekë (të reja) pa TVSH, një vlerë e përafërt me 15 milionë euro. Tenderi u parashikua të mbyllej në datë 19 Nëntor 2019. Por, në kohën kur duhej të shpallej fituesi, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime njoftoi se tenderi ishte anuluar, për shkak të “gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, të shpallur me Vendim të Këshillit të Ministrave më 27 Nëntor 2019, një ditë pas tërmetit tragjik.

Në njoftimin e anulimit, nuk u publikua asnjë informacion për kompanitë pjesëmarrëse në tender.

Pas anulimit të tenderit të parë, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime e rishpalli procedurën e prokurimit publik. Por, kësaj radhe, ndoqi procedurën e “mbyllur”, atë që quhet “procedurë me negociim paraprak, pa shpallje”, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve “De Mare” srl. dhe “Victoria Invest International”. Tashmë çështja ka kaluar në dorë të SPAK, pasi ka dyshime të forta sipas Prokurorisë së Posaçme, se tenderi është i paracaktuar, është zhvilluar pa garë, por me procedurë prokurimi me negociim, pa shpallje paraprake. 

Kjo është historia jonë si popull, e sidomos për ata banorë të Manzës, të cilët për shkak të një tenderi korruptiv janë të detyruar të thithin dioksid karboni në vend të oksigjenit.

(f.m/f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet katastrofa mjedisore ne manze manze porto romano katastrofa mjedisore ne manze manze porto romano

Sondazh

Poll