Bota

Brazili fsheh të dhënat për COVID-19, qeveria refuzon të publikojë bilancin total

8 Qershor 2020, 07:00 Nga DOSJA
Brazili fsheh të dhënat për COVID-19, qeveria refuzon të

Brazil- Autoritetet në Brazil kanë vendosur të heqin të dhënat disa mujore të pandemisë së koronavirusit në faqen zyrtare të qeverisë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se do të publikojë vetëm të dhënat e 24 orëve të fundit nga koronavirusi dhe jo bilancin total. Sipas qeverisë ky vendim është marrë sepse shifra e përgjithshme e viktimave dhe e të prekurve nga pandemia nuk pasqyron tablonë e vërtetë të efekteve të Covid-19 në vend.

 

Ndërkohë ka patur edhe reagime nga qytetarët, të cilët kanë akuzuar  presidentin Jair Bolsonaro se nuk po e menaxhon mirë situatën e COVID-19. Brazili renditet i dyti për sa i përket personave të infektuar me koronavirus. Deri më tani në këtë shtet kanë humbur jetën 36,499 qytetarët dhe janë infektuar 692 mijë.

Burimi: BCC

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll

Bota 7 Qershor 2020, 16:10

Dialogu poetik në gjuhët e botës

FRANCË –Një përvojë e re letrare në shqip dhe në frëngjisht ka nisur në “Théâtre de la Ville” në Paris të Francës.Sipas njoftimit bëhet e ditur se ky teatë...