Politike

Rama me studentët në Korçë: Pedagogët sharlatanë bllokuan mësimin (VD)

8 Shkurt 2019, 12:45 Nga DOSJA
Rama me studentët në Korçë: Pedagogët sharlatanë

KORÇË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë bashkë me disa ministra të kabinetit qeveritar Rama 2. Rama takoi një gup studentësh të Universitetit të Korçës dhe iu bëri thirrje studentëve që të distancohen nga pedagogët sharlatanë.

 

Pedagogët sharlatanë që i keni pas mbi qafë, do t’ia lini atyre që do të vijnë pas. Nxisin studentë për të bllokuar mësimin sepse me ata që e kanë të drejtën të marrin mësimin nuk po e fillojnë dot. Duhet t’u vendoset fre. Sepse kur është puna tek liria të gjithë i duan për vete, kur vjen puna tek përgjegjësia ia lene qeverisë. Pakti për Universitetin, unë e kam thënë që ditët e para, duhet të flasim. Kjo gjë është shumë përtej asaj që duket dhe këto pika janë të pamjaftueshme. Nëse nuk flasim rrezikojmë të zhbëjmë potencialin e protestës studentore. Deri më tani, vetëm nga komunikimi kemi bërë shumë përmirësime të vendimeve sepse në momentin zero ka patur lloj lloj kategori studentësh që s’i kemi marrë parasysh sepse kërkesa ka qenë tepër e përgjithshme.

Gjatë diskutimit me ta, njëra nga studentet ekselente pyeti Ramën se ku janë vendet e punës që janë trumbetuara nga qeveria pasi në realitet, tha ajo, e vërteta është ndryshe. (Lexo këtu)

Rama i këshilloi studentët që të komunikojnë më mirë dhe më me edukatë. Këtu vjen përgjigjia e njërit nga studentët, që i kujtoi Ramës debatin vulgar që zhvillohet në jo pak raste në Kuvend. (Lexo këtu)

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama greva e pedagogeve pakti per universitetin protesta e studenteve qeveria ne korce edi rama greva e pedagogeve pakti per universitetin protesta e studenteve qeveria ne korce

Sondazh

Poll

Politike 8 Shkurt 2019, 11:21

Darka e gabuar e Ramës në Prishtinë

Një intervistë e sinqertë e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për emisionin “T7” ka nxjerrë në pah disa të vërteta që Edi Rama mundohet ti’a mbajë të fs...