Politike

S’ju durua! Deputeti Qefalia hap dyert e resortit me pishina ku lahen qytetarët, fton klientët publikisht dhe injoron rregul

7 Qershor 2020, 21:11 Nga DOSJA
S’ju durua! Deputeti Qefalia hap dyert e resortit me pishina ku lahen

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia është treguar i paduruar dhe ka zgjedhur të hapë resortin e tij pranë Dajtit, 16 ditë para afatit.

Përmes postimeve në faqen zyrtare të “Select hill resort”, menaxherët e këtij resorti kanë zgjedhur të reklamojnë pishinat ku nuk kanë munguar edhe klientët.

Jemi gati,”– shkruhet në një nga postimet ku shihet një pije me ananas dhe në sfond, duken qartë qytetarët që kanë zgjedhur të shijojnë ujin e këtyre pishinave për të hequr të nxehtin e temperaturave të larta.

Por siç duket, Qefalia nuk ka pritur datën 23 qershor por ka nxituar të thërrasë klientët për në resortin që administrohet nga nipi i tij, Rigersi.

Vetë kryeministri Edi Rama deklaroi se gjithçka është e hapur përveç klubeve të natës, pishinat, dasmat dhe grumbullimet masive. Por siç duket, ka edhe të nxituar si Qefalia, që nuk presin dot datën 23 për të nisur biznesin normalisht.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama select hill resort xhemal qefalia edi rama select hill resort xhemal qefalia

Sondazh

Poll